Dritare të reja – Pse një përmirësim është gjithmonë i vlefshëm

Dritaret janë pjesë e rëndësishme e çdo shtëpie. Por shpesh nënvlerësojmë se sa e rëndësishme mund të jetë zgjedhja e dritares së duhur, dhe sa energji mund të kursejë nga zgjedhja e duhur e tyre. Ato nuk sigurojnë vetë dritë dhe ngrotësi në shtëpitë tuaja, por gjithashtu luajnë një rol të rendësishëm në kursimin e energjisë eletrike, në ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen nga zhurmat. Dritaret e vjetra plastike mund të kenë vërtetë jetëgjatësi por shpesh ato humbin funksionin në izolim dhe dizajni i tyre del jashtë mode. Kjo do të thotë se ju duhet më shumë ngrohje gjë që reflekton në shpenzimin e energjisë elektrike rrjedhimisht edhe nerritjen e kostove tuaja. Për shembull, dritaret e vjetra PVC që u instaluan para vitit 1995 kanë izolim termik shumë më të dobët krahësuar me prodhimet e sotme. Ju duhet të shpjetoni në blerjen e dritareve të reja pasi kjo ndikon drejpërsëdrejti në kostot e energjisë elektrike.

Zgjidhni dritaren e duhur për ndërtesën tuaj të re ose nëse dëshironi ta rinovoni.

Pavarësisht nëse po ndërtoni një shtëpi të re ose po shikoni të rinovoni një ndërtesë ekzistuese, zgjedhja e dritares bën një ndryshim të madh. Kur ndërtoni një shtëpi, duhet të mësoni paraprakisht për llojet e ndryshme të dritareve dhe mundësisht të konsultoheni me një specialist. Duhet të merren parasysh versione dhe modele të ndryshme për një instalim optimal të dritares në varësi të madhësisë, vendndodhjes dhe strukturës së ndërtesës. Ashtu si dera e përparme, zgjedhja e dritares së duhur mund të ndikojë shumë në faktorë të tillë si konsumi i energjisë, mbrojtja nga zhurmat dhe vjedhja. Modelet e vjetra ose të izoluara dobët humbasin një sasi relativisht të madhe nxehtësie, që do të thotë se kostot e ngrohjes me këto lloje dritaresh janë më të larta sesa me modelet e reja dhe me cilësi të lartë. Përveç kësaj, mbrojtja nga zëri gjithashtu luan një rol të rëndësishëm: një nivel i lartë i ndotjes nga zhurmat mund të çojë shpejt në stres dhe probleme të tjera shëndetësore. Kjo shpesh ndikon edhe në çrregullime të gjumit. Dritarja me izolimin e duhur të zhurmës mund të jetë veçanërisht e dobishme për mirëqenien dhe shëndetin tuaj sidomos për ndërtesat brenda qytetit në afërsi me rrugën. Përveç kësaj, dritaret e vjetra janë përgjithësisht shumë më pak të sigurta, pasi janë më të lehta për t 'u hapur nga një hajdut i mundshëm. Prandaj edhe ky aspekt sigurie duhet të merret në konsideratë në planifikim e zgjedhjes së dritares. Kur rinovohet një shtëpi, zëvendësimi i dritareve të vjetra është i domosdoshëm. Përveç aspektit financiar, shëndeti dhe siguria gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Çfarë thotë EnEV (Urdhri i Kursimit të Energjisë)?

Urdhri i Kursimit të Energjisë (EnEV 2014) përcakton vlerat maksimale për të gjithë dritaren prej 1.3 vat për metër katror dhe kelvin kur modernizoni shtëpinë tuaj. Kjo vlerë mund të arrihet me xham të dyfishtë modern. Xhamat e trefishtë lejojnë arritjen e vlerave U prej 0.9 deri 0.5 W/(m2K). Banka e zhvillimit KfW përcakton një vlerë U prej 1.1 W/(M2K) si një kërkesë minimale për financimin e dritareve.

Versione të veçanta: Dritare me ngjyra dhe dritare me ventilim të integruar

Përveç modeleve konvencionale, dritaret dizajni ose funksionet specifike të të cilave i dallojnë ato nga versionet normale plastike janë gjithashtu në dispozicion. Dritaret me ngjyra, pra dritaret me një kornizë në një ngjyrë të përshtatur i japin shtëpisë një pamje tërësisht të re. Kjo ju mundëson të shtoni prekjen tuaj personale dhe të përshtatni ngjyrën e dritareve në derën kryesore ose në fasadë.. Variacione të ndryshme janë të mundshme në këtë drejtim. Dhe një dritare me ngjyra do t'iu ndryshonte tërësisht pamjen e dizajnit të brendshëm. Një version tjetër praktik është një dritare me ventilim të integruar. Teknologjia e veçantë në këto dritare lejon një shkëmbim të përshtatur individualisht midis ajrit të dhomës dhe ajrit të jashtëm pa kërkuar ventilim manual. Ky shkëmbim ajri bëhet me boshllëqe të vogla vetërregulluese në kornizë. Ventilimi i optimizuar përmirëson klimën e dhomës dhe është i dobishëm për shëndetin tuaj. Ventilimi i duhur është gjithashtu një faktor kritik në luftën kundër mykut në ndërtesë.

2-farbige-fenster.jpg

Kur duhet t 'i zëvendësoj dritaret e mia të vjetra?

Është gjithmonë e vlefshme zëvendësimi i dritareve që janë më shumë se 20 vjeçare. Mosha e dritares është gdhendur në shumicën e modeleve: ajo mund të gjendet në zonën midis xhamit të dyfishtë. Nëse nuk jeni të sigurt nëse një zëvendësim është i vlefshëm, konsultohuni me një specialist. Muajt e verës apo muajt më të ngrohtë të pranverës apo vjeshtës janë koha perfekte për zëvendësimin e dritareve.

Mund ti rinovojmë dhe jo ti zëvendësojmë dritaret?

Ekziston gjithashtu mundësia e rinovimit të një dritareje të vjetër për të përmirësuar izolimin termik dhe mbrojtjen nga zëri. Por kjo nuk ka kuptim për të gjitha modelet dhe varet nga lloji dhe mosha e dritares si dhe ndërtesës. Ju mund të gjeni më shumë informacion mbi temën e rinovimit të dritareve këtu (www.gealan.de/en/private/window-renevation).
A kemi ngjallur interesin tuaj?

Na kontaktoni, ne do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë.

Ka pyetje?

Flisni me ne

AKADEMIA GEALAN

AKADEMIA GEALAN ofron seminare të orientuara drejt tregut mbi tema të tilla si ligji i ndërtimit, shitjet dhe teknologjia e dritareve.

Mos humbisni asnjë lajm!

Dua të marr buletinin "Ndërtesa e Referuar e Muajit" dhe lajmet e GEALAN me E-Mail (afërsisht dy herë në muaj) - pa pagesë dhe që mund t'i shkëpus në çdo kohë.

Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

©2024 GEALAN Fenster-Systeme GmbH