Xhami akrilik është një material jashtëzakonisht i qëndrueshëm në ngjyrë dhe rezistent ndaj dritës. Dritat e pasme të makinave janë provë e qartë e vetive të këtij materiali.
Falë sipërfaqes kompakte, dritaret GEALAN-acrylcolor® pastrohen lehtë. Veshja mbrojtëse elegante i bën ato të pandjeshme ndaj papastërtive.
Heqja ose copëtimi i shtresës së ngjyrosur shmanget përgjithmonë për shkak të lidhjes së pandashme dhe sipërfaqes së fortë.
Nëse profili pëson një gërvishtje të dukshme, ajo mund të hiqet lehtësisht duke përdorur një sfungjer Scotch Bright.
Sipërfaqja e fortë akrilike është rezistente ndaj gërvishtjeve. Prandaj dritaret GEALAN-acrylcolor® klasifikohen ndër më rezistentet e elementeve të ndërtimit. Me përmasa rreth 0.5 mm, shtresa akrilike është më e trashë se çdo shtresë llaku. Nëse ndonjëherë shfaqen gërvishtje në sipërfaqe do të thotë që ka mbetur mjaftueshëm material për ta larguar gërvishtjen.
Ju jeni në anën e sigurt me profilet GEALAN-acrylcolor®. Ndër vite, xhami akrilik është testuar për rezistencën e tij ndaj motit të ashpër në dritat e makinave. I njëjti material përdoret edhe për sipërfaqen e profileve GEALAN-acrylcolor®. Prandaj, dritaret me profilet GEALAN-acrylcolor® janë të sigurta edhe në kushte ekstreme klimaterike.
Në një proces bashkë-ekstruktimi, materiali me bazë PVC dhe xhami akrilik me ngjyrë (PMMA) shkrihen së bashku – duke krijuar kështu një sipërfaqe akrilike me cilësi të lartë, me vetitë e tij të pakrahasueshme, për profilet e dritareve dhe dyerve. Kjo përmirëson dhe mbron sistemet plastike të dritareve në mënyrë afatgjatë.
GEALAN ka investuar në GEALAN-acrylcolor për më shumë se 40 vjet: më shumë se 80 milionë metra profil janë shitur që nga viti 2000, 49 milionë prej tyre në Gjermani, gjë që konfirmon nivelin e lartë të përdorimit dhe pëlqyeshmërisë të acrylcolor nga prodhuesit e dritareve, tregtarëve të specializuar, arkitektëve dhe pronarët e ndërtesave.
Me një teknologji të sostifikuar: në departamentin e brendshëm të prodhimit të veglave, ne kemi përmirësuar cilësinë në ekzekutimin e profileveGEALAN-acrylcolor për dekada duke prodhuar produkte dhe mjete përkatëse. Hulumtimi dhe zhvillimi në fushën e përbërjes së materialeve gjithashtu bëhet brenda kompanisë.
Ekspertiza jonë shumë vjeçare siguron që profilet që përdorin GEALAN-acrylcolor® të përmbushin kërkesat më të larta teknike dhe funksionale.
Mëso më shumë rreth vetive, prodhimit dhe mirëmbajtjes së profileve GEALAN-acrylcolor® në videon tonë.
Ruani sipërfaqet, dizajnoni hapësirat ku jetoni. Patenta e GEALAN-acrylcolor® është e vlefshme edhe për sipërfaqet e dritareve plastike, duke i bërë ato më unike në ngjyrë, qëndrueshmëri, dhe rezistente ndaj papastërtive. Sipërfaqja e lëmuar saten dhe mat mbetet rezistente ndaj motit dhe elegante për dekada të tëra.
Parimi i bashkëpërzierjes
Gjatë bashkëpërzierjes, nënstruktura e bardhë PVC dhe xhami akrilik me ngjyrë (PMMA) shkrihen përgjithmonë së bashku. Xhami akrilik është një produkt me cilësi të lartë, testimi i cilësisë së tij është kryer në sektorë të ndryshëm industrial si industria e automobilave, dhe dizajnet e brendshme. Profili i vinilit vepron si material mbajtës, ndërsa shtresa e hollë e xhamit akrilik Plexiglass siguron ngjyrën e profileve.
Struktura unike e sipërfaqes
Lustrimi me furçë e shtresës akrilike jo vetëm që krijon një pamje uniforme të sipërfaqes, por gjithashtu krijon një shkëlqim elegant, saten-mat në sipërfaqe. Ky përfundim me cilësi të lartë është unik në tregun e dritareve me ngjyra.
Sipërfaqet GEALAN-acrylcolor® janë të disponueshme për profile dhe thellësi të ndryshme sistemesh. Qoftë ndërtesa të vjetra historike ose arkitekturë kubike moderne; në cfarëdolloj sistemi dritaresh, dyersh, dyer ballkoni me ose pa rrëshqitje. Prodhimi i profileve GEALAN-acrylcolor është duke u zgjeruar vazhdimisht, në mënyrë që sot GEALAN të ofrojë zgjidhje për çdo lloj ndërtimi.
Gama jonë e ngjyrave acrylcolor është zhvilluar vazhdimisht, duke u zgjeruar dhe sjellë shumëllojshmëri për të përmbushur tendencat e tregut. Ngjyrat standarde përfshijnë nëntë nuanca. Shënim: Meqenëse paletat e ngjyrave të akrilikut ndryshojnë sipas sistemeve të profilit, do të gjeni tabelat përkatëse të ngjyrave në faqet individuale të sistemeve të profilit.
Përveç ngjyrave standarte GEALAN-acrylcolor, më shumë se 50 ngjyra të tjera të veçanta janë në dispozicion sipas kërkesës: nga alumini i bardhë në atë vjollcë. Pyesni partnerin tuaj GEALAN për të zbuluar më shumë.
Sipërfaqja e cilësisë së lartë GEALAN-acrylcolor® përzihet me një profil PVC që harmonizon ngjyrat. Kombinimi fantastik i sipërfaqes premium, trupit bazë të errët dhe fletëve dekorative të përshtatshme janë të disponueshme nga GEALAN në të gjitha sistemet.
GEALAN-acrylcolor® është në dispozicion në ngjyrat kryesore RAL 7016, RAL 9005 dhe DB 703 me trupin bazë të errët. Si homologe për pjesën e brendshme, në të ardhmen mund të zgjidhen gjashtë fletë dekorative që përputhen. Kjo krijon një gamë të gjerë opsionesh kombinimi me të cilat estetika e errët mund të dizajnohet individualisht dhe harmonikisht.
Materialet e optimizuara plotësojnë variantin premium në një mënyrë që i përshtatet statusit të tij: formulimet e sofistikuara të polimerit parandalojnë që profilet e errëta të nxehen në diell dhe kështu parandalojnë deformimin e mundshëm të profilit PVC.
Kombinimet e errëta të sipërfaqes tërheqëse premium, trupit bazë gri dhe fletëve dekorative të përshtatshme janë të disponueshme në sistemet GEALAN S 8000, S 9000, S 9000 HST, S 9000 NL, GEALAN-KUBUS® dhe më vonë në sistemin e ri premium GEALAN-KONTUR®.
Ju lutemi vini re: Programe të ndryshme të dorëzimit janë në dispozicion për sistemet e ndryshme nga portofoli i ngjyrave të listuara më poshtë.
Paradise with pool and privacy: Villa Kambel is located on the Adriatic coast of Dalmatia, only fifty metres from the sea. This is a holiday home in a class of its own with three floors, its own heated pool, loggia, roof terrace with Jacuzzi and bar and three bedrooms with a fantastic panoramic view over the azure sea of the Adriatic and the islands off the Dalmatian coast.
Living in a prime location: the “Westspitze” residential and commercial building in Tübingen is located directly on the blue bridge that connects Tübingen’s Südstadt with the city centre and the historic city centre. On the trapezoidal plot, a former freight station site, a complex has been created that cleverly combines living, working and shopping and stands for a sustainable neighbourhood concept with short distances.
Warm wine red: this colour is an integral part of the appearance of the SANTAROS KLINIKOS University Hospital in the Lithuanian capital Vilnius. The distinctive, dark red adorns the logo, website and façade – and of course the window profiles had to bear exactly this colour.
Na kontaktoni, ne do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë.
Dua të marr buletinin "Ndërtesa e Referuar e Muajit" dhe lajmet e GEALAN me E-Mail (afërsisht dy herë në muaj) - pa pagesë dhe që mund t'i shkëpus në çdo kohë.