Kur Rebecca Fichtelmann bën pazar, ajo nuk është duke kërkuar për bukë, kos dhe fruta. Rebecca Fichtelmann blen PVC dhe çelik me shumicë. Si drejtues e departamentit të blerjeve në GEALAN, ajo është përgjegjëse për çdo blerje duke bërë kërkimi çdo ditë. Nuk është detyrë e lehtë.
“Kur gjithçka po shkon mirë në departamentin tonë të blerjeve, askush nuk e vë re se ekzistojmë. Por kur atje ka një problem, telefonat fillojnë shumë shpejt të bien - thotë Rebecca Fichtelmann duke qeshur. Ajo dhe ekipi i saj menaxhues i përbërë prej shtatë vetë punojnë çdo ditë që kompania të funksionojë siç duhet, pa probleme dhe mos ti mungoj asgjë Departamenti i magazinimit të materialeve në Oberkotzau me dy punonjës të tjerë është gjithashtu pjesë e departamentit të blerjeve. Blerjet kryhen në tre fusha të ndryshme: lëndë të para, materiale dhe artikuj të konsumit. &ldquo kryesisht blejmë lëndën tonë të parë PVC, por edhe të gjithë aditivët: për shembull modifikatorët dhe dioksidin e titanit, por edhe materialin për vulosje. Materialet përfshijnë edhe profile çeliku, për shembull. Produktet e konsumit përfshijnë gjithçka që na nevojitet, nga këpucët e sigurisë dhe vidat deri te peshqirët një përdorimësh për tualetet. Përveç kësaj, ne kujdesemi edhe për menaxhimin e transportit”.
Mungesa e ndonjë burimi apo elementiLista e blerjeve të GEALAN është shumë specifike. Çdo ditë , sfida është të marrësh çdo artikull me cilësi maksimale me çmim të mirë dhe të kryesh një detyrë që Rebecca Fichtelmann e quan: "Çdo ditë në departamentin e blerjeve është emocionuese. Kur arrijmë marrëveshjen e duhur pas diskutimeve të gjata kjo më bën vërtetë të lumtur për GEALAN. Që nga viti 2020, edhe pse është hasur vështirësi për marrjen e lëndëve të para; komapnia ka patur një rritje të madhe, ku kulmin e ka patur në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe më pas është rritur me 35 përqind nga viti në vit. Nga ana tjetër, nga fundi i vtit 2020 kishte mungesë të materialeve që na nevojisteshin - thotë Fichtelmann. Fola me një koleg që e njeh tregun e PVC për 25 vjet dhe pyeta: Çfarë po ndodh? Unë thjesht nuk po e besoja. Ai tha: Kemi patur probleme me furnizimin dhe më parë por kurrë si ky moment. Të jesh blerës për GEALAN është një punë që kërkon profesionalizëm dhe një qetësi nervore.
Pandemiae koronavirusit tronditi gjithë zinxhirin e furnizimit, por kjo nuk ishte sfida e vetme - thotë Fichtelmann: "Në sektorin e çelikut, furrat e përpunimit u mbyllën dhe furnizuesit tanë të çelikut u bllokuan. Në sektorin e PVC, prodhuesi më i madh i tyre kishte ndërprerë punën sipas urdhërit të dhënë nga qeveria përkatëse. Në disa raste, puna e mirëmbajtjes po bëhej nga prodhuesit e PVC dhe prodhimi ishte në vendnumëro. Sasia e prodhuar paraprakisht tashmë ishte ezauruar & kërkesa e pandashme po dilte jashtë kontrollit. Në SHBA, pati një rritje të stuhive, ngricave dhe fabrika të tëra të PVC-së u mbyllën duke ushtruar edhe më shumë presion mbi fabrikat në Evropë.
Në të njëjtën kohë, pandemia paralizoi logjistikën: "Datat e dorëzimit u vonuan, kompanitë e transportit papritmas patën probleme nga kontrollet e koronavirusit në kufij. Kamionët u mbajtën peng sepse shoferët e tyre rezultuan pozitivë&rdquo. Këto janë ngjarje globale të paparashikueshme që ndikojnë në tregjet evropiane dhe ndikojnë në mënyrën se si GEALAN bën blerjet e saj. Mbajtja nën kontroll dhe planifikimi i duhur ky është arti i vërtetë i biznsesit.
“Kemi përjetuar rritje jashtë normales të çmimeve. Me furnitorët çmimet nuk negocioheshin duke qënë tepër të prerë ose ta merrnim ose ta linim produktin. Edhe sot, fokusi ynë është gjithnjë e më pak tek çmimet dhe gjithnjë e më shumë në sigurimin e furnizimit. Pavarësisht nga kjo situatë, GEALAN nuk e ka ulur kurrë cilësinë në blerje madje ato testohen në Gjermani nga departamenti i kërkimit dhe zhvillimit të brendshëm. Partneriteti me furnizuesit e lëndëve yë para është shumë i rendësishëm pasi ky bashkpunim sjell inovacion në prodhimin e materialeve në përputhje me rrethanat dhe kohën. Të gjitha specifikimet fliten me departamentet e caktuara. Në fund të fundit, ata janë ekspertë, por çmimi, afati i pagesës dhe koha e dorëzimit negociohet nga departamenti i blerjeve. Ne bashkëveprojmë edhe me kompanitë tona jashtë vendit, dërgojmë materiale duke përdorur rrjetin tonë. Si rezultat, ne jemi bërë shumë të afërt dhe operojmë shumë ndërkombëtarisht”.
Në kohë pandemie, menaxhimi i transportit dhe udhëtimeve ishte pothuajse inekzistent, nëse e shohim me një këndveshtrim pozitiv ka qënë një lehtësim për departamentin e blerjeve të cilit do i duhej të kujdesej dhe të mbante përgjegjësi për çdo fluturim, dhe prenotim hoteli. Ndërsa tregu i lëndëve të para në mbarë botën kishte trazira në Tanna dhe Oberkotzau ne mbetëm pa shirit ngjitës. Ne ngarkuam kontenierët tanë pa shirit ngjitës, më pas nisëm kontenierë me adezive nga Tana. Ajo që na duhej ishte një zgjidhje e shpejtë: shiriti ynë ngjitës duhet të jetë transparent, i qëndrueshëm ndaj rrezeve UV dhe shumë ngjitës. Kjo situatë na detyroi të merremi me specifikimet e produktit në mënyrë të shpejtë dhe konçize.
Kur bëhet fjalë për mungesat e lëndëve të para, sfida për departamentin e blerjes qëndron në fjalën "megjithatë": lëndët e para duhet të jenë në dispozicion megjithatë, kapanonet për impiantin e përzierjes duhet të jenë plotë, ekstruduesit duhet të funksionojnë. “Lëndët e para janë prioriteti numër një për ne. Çdo gjë tjetër vjen pas por edhe duhet të merret në konsideratë. Ndonjëhetë ne duhet të marrim nën kontroll kaosin.
Strategjia eRebecca Fichtelmann quhet: koordinim. Një fjalë që Shefi i Blerjeve e përdor gjashtëmbëdhjetë herë në intervistën tonë për GEANOVA -koordinimi i brendshëm dhe me departamentet e prodhimit R&D për të porositur sëbashku lëndën e parë. “Sa më shumë bombardohemi ngae lajmet e rreme nga tregjet, aq më shumë forcojmë pikat tona të koordinimit”.
Rebecca Fichtelmann është dikush që i trajton problemet si sfida. Ajo ka një talent për organizim, edhe në jetën e saj private. Në rrethin e saj të miqesor në rastet kur duhet të vendosin pushimet është pikërisht Rebbecca ajo që kujdeset për organizimin. Megjithëse ajo do të kundërshtonte nëse do i thuash se ky ësht një talent i trashëguar duke qënë se babai i saj ishte gjithashtu punon si menaxher blerjesh në një kompani të mesme. Rebecca Fichtelmann e trajton çdo punë të marrë nga fillimi deri në fund. Karriera e saj profesionale vërteton se: Pas shkollës së mesme dhe kolegjit teknik, ajo bëri një aplikim për një stazh si nëpunëse industriale në GEALAN, Ajo kishte një ndjesi të mirë sapo që në hyrje të kompanisë. Gjatë intervistës, ajo ndjeu se kimia ishte e jashtëzakonshme, dhe u punësua menjëherë. Në vitin 2007, ajo filloi treinimin e saj në departamentin e blerjeve, të cilit i qëndroi besnike përveçse një periudhe të shkurtër në shitje. Ajo e pa punën në departamentin e blerjeve interesante dhe sfiduese që nga fillimi. Më pëlqeu krijimi i kontakteve si brenda dhe jashtë, mund të punoja në mënyrë të pavarur dhe çdo ditë ishte ndryshe nga tjetra. Dëshira për të njohur dhe mësuar nuk më mungoi kurrë. Kështu, përveç punës me kohë të plotë, Rebeka Fichtelmann së pari përfundoi një kurs në distancë për t 'u bërë administratore biznesi. Më pas ajo filloi të studionte administrim biznesi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hof. Ishte e rëndësishme për mua të studioja, por pa u larguar nga GEALAN. Shefi im dhe i gjithë departamenti më mbështetën, dhe pa këtë mbështetje asgjë nuk do të ishte e mundur, Për katër vjet, ajo punonte gjatë javës dhe në fundjavë studionte, duke siguruar me sukses diplomën në bachelor. Rebecca Fichtelmann dokumentoi jo vetëm aftësitë e saj, por gjithashtu vendosmërinë dhe talentin e saj për të mbajtur disa përgjegjësi në të njëtën kohë.
Në GEALAN, ajo ndoqi zbatimin e SAP në menaxhimin e materialeve dhe monitoroi projektin me tezën e saj të diplomë në bachelor. “Edhe pse ishim një skuadër e re na u dha shumë besim”. Për të filluar me SAP, departamenti i blerjes regjistroi të gjitha proceset dhe zhvilloi një koncept të synuar. Proceset u bënë më të lehta dhe më qëllime të synuara. Të gjitha detyrat e menaxhimit të materialeve u dixhitalizuan dhe u bënë pothuajse pa letër, u instalua një sistem arkivimi për shënimet e dorëzimit dhe konfirmimet e porosive ku të gjithë mund të hynin, një pjesë e të dhënave të kontratës dhe kontrolli i prokurimit u ndoqën sapo ndërfaqet e departamenteve të tjera funksionuan. Kjo ishte puna dhe sfida më e bukur bërë nga i gjithë ekipi, ku e testuam dhe e zhvilluam sëbashku. Vënia në punë e saj u bë më 1 janar 2019 dhe ajo ishte një ditë vërtet emocionuese për të gjithë. SAP është projekti i parë i madh, bërë nga Rebecca Fichtelmann dhe shkoi shumë mirë. Ajo u bë udhëheqëse e grupit dhe, në janar 2021, në moshën 33 vjeçare, drejtuese e departamentit për menaxhimin e materialeve. Vështirësitë që gratë shpesh hasin kur krijojnë karrierë ajo nuk është se i ka hasur në GEALAN.
Rebecca Fichtelmann është e re në pozicionin e saj drejtues, por ka kaluar shumë vite në departamentin e blerjes, dhe e sheh veten pjesë të pandashme të saj. Ajo beson shumë në punën e ekipit gjeë që ndihmon në kalimin me sukses të çdo vështirësie dhe krize. Të gjithë fal bashkpunimit dhe punës jemmi rritur sëbashku përgjatë gjithë kësaj kohe. Pavarësisht ruajtjes së distancës, ndjenjat e afrimitetit dhe shpirtit të skuadrës janë më të forta se kurrë. Mirkuptimi me njëri tjetrin është shumë i madh dhe ne jemi fort të bindur: që së bashku mund të bëjmë gjithçka”.
Maria Brömel
19.7.2022
Dritaret moderne ofrojnë më shumë se thjesht një pamje të qartë. Ato janë projektuar për të kombinuar një estetikë tërheqëse me funksionalitet të qëllimshëm. Kjo do të thotë se ata impresionojnë me vetitë e tyre të shkëlqyera izoluese dhe mbrojnë hapësirat e banimit kundër zhurmës dhe vjedhjes në masë të barabartë. Por nuk është vetëm për sa i përket karakteristikave të tyre të performancës që ata i përmbahen kohës, pamja e tyre është gjithashtu në përputhje me prirjet aktuale.
Për 25 vjet, GEALAN Baltik ka ndërtuar ura midis Evropës Perëndimore dhe shteteve baltike - dhe nga atje në kontinente të tjera. Ura për kalimin e mallrave, ura përmes të cilave inovacionet dhe shërbimet arrijnë tek klientët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa vonesa. Rytis Šmerauskas dhe Inga Valainytė e dinë se çfarë është e rëndësishme në këtë ndërtim urash, sepse ata menaxhojnë biznesin e GEALAN Baltik. Të dy gjithë jetën e tyre profesionale e kanë ndërtuar mbi industrinë e dritareve plastike.
Industria ka nevojë për energji. Shumë pushtet. Prodhimi i profilit të dritareve të GEALAN në vendin e saj Tanna konsumon aq energji elektrike në një ditë sa konsumon një familje mesatare prej katër personash në 25 vjet. Edhe në GEALAN, kjo energji elektrike vjen nga një prizë.
Na kontaktoni, ne do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë.
Dua të marr buletinin "Ndërtesa e Referuar e Muajit" dhe lajmet e GEALAN me E-Mail (afërsisht dy herë në muaj) - pa pagesë dhe që mund t'i shkëpus në çdo kohë.